Plagosen 3 ushtarë rus në Siri
Korrik 17, 2020 03:54 Europe/Tirane
Një dron i panjohur ka bombarduar pozicionet e ushtrisë ruse në veri të provincës Hesake.
Sipas agjencisë Mejadin të lajmeve, thuhet se kjo është hera e dytë që pozicionet e forcave ruse në Hesake sulmohen brenda një jave. Në këtë sulm janë plagosur 3 ushtarë rusë. Pas sulmeve të grupeve terroriste dhe ndërhyrjes së faktorit të huaj, damasku i ka kërkuar Moskës që të ndihmojë Sirinë në luftën kundër terroristëve mirëpo në këtë mes Turqia me pretekstin e sigurimit të kufijve të saj në veri të Siri ka sulmuar dhe pushtuar disa zona të këtij vendi.
Tags