Protesta kundër Netanjahut në Tel Aviv
Me mijëra banorë të Tel Avivit janë ngritur në protesta kundër politikave të higjienës dhe ato politike të kryeministrit të regjimit sionist.
Sipas një njoftimi të agjencisë Fars të lajmeve, me mijëra banorë të Tel Avivit janë ngritur në protesta kundër kabinetit qeveritar të Beniamin Netanjahu, kryeministrit të regjimit sionist për mënyrën se si ai po administron situatën higjienike dhe atë ekonomike në kushtet e virusit korona. Pas përhapjes së virusit korona në territoret e pushtuara edhe një herë janë shtuar masat bllokadës dhe karantinës. Një ditë më parë me qindra banorë të Kodsit kanë protestuar përballë godinës ku qëndron kryeministri Netanjahu. Izraeli prej disa muajsh është dëshmitar i protestave që kryesisht organizohen kundër korrupsionit të Netanjahut. Policia e regjimit sionist ka hapur 4 dosje kundër kryeministrit të regjimit sionist i cili akuzohet për afera korruptive. Netanjahu nuk është i pari kryeministër i regjimit sionist që akuzohet dhe ndiqet nga gjykata. Korrupsioni moral dhe financiar është shumë i përhapur në mesin e autoriteteve të regjimit sionist.