Ndjekja e dosjes së gjeneral Sulejmanit
Bashkëpunimi dhe zgjerimi i marrëdhënieve mes Teheranit dhe Bagdadit dhe ndjekja e dosjes së martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmani dhe Abu Mehdi Muhandes, ishin temat kryesore të diskutuara nga Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit dhe Faek Zidan kreu i këshillit të lartë gjyqësor të Irakut.
Kreu i këshillit të lartë gjyqësore të Irakut pasi falënderoi Iranin për mbështetjen e dhënë ndaj popullit irakian tha se marrëdhëniet mes Teheranit dhe Bagdadit kanë rëndësi shumë të madhe. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit gjatë qëndrimit në Irak është takuar me Berham Saleh president, Mustafa Kazemi kryeministër, Fuad Husen ministër i jashtëm, Hadi Ameri kryetar i koalicionit Fat’h, Sejed Amar Hakim kreu i lëvizjes Urtësia Kombëtare, etj. Gjatë vizitës në Irak ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka vizituar vendin ku janë martirizuar gjeneral Kasem Sulejmani dhe Abu Mehdi Muhandes. Gjeneral Kasem Sulejmani, komandanti i forcave Kods të gardës revolucionare i cili më 3 janar ishte ftuar zyrtarisht nga funksionarët e Irakut , së bashku me Abu Mehdi Muhandes zv/kreu i forcës Hashd Shaabi dhe 8 shoqërues të tij, u martirizua pas një sulmi terrorist të Amerikës në afërsi të aeroportit të Bagdadit. Urdhri për ekzekutimin e gjeneralit martir Sulejmani u dha direkt nga presidenti Donald Trump. Gjeneral Kasem Sulejmani i ishte figura kryesore e luftës kundër grupeve terroriste dhe takfiriste si ISIS në rajonin e Azisë perëndimore. Shumë vende, organizata dhe personalitete në të gjithë botën, e kanë dënuar ashpër këtë akt terrorist të Amerikës.