Nasrullah thekson nevojën e fitores në luftën kundër Korona
Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit në një mesazh të tij ka këshilluar respektimin e këshillave dhe urdhrave shëndetësore të përballjes me virusin korona deri në fitoren kundër këtij virusi.
Sejed Hasan Nasrullah në këtë mesazh theksoi domosdoshmërinë e fitores në luftën kundër korona. Në këtë mesazh sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut është paraqitur me maskë në fytyrë. Ai theksoi se vetëm duke respektuar masat shëndetësore mund të dilet fitimtar në luftën kundër virusit korona. Nëse ndryshojmë disa sjellje dhe respektojmë këshillat në formë serioze mund të dalim fitimtarë në luftën kundër korona. Në rast të kundërt nëse neglizhojmë mos dashtë Zoti shoqëria jonë do të kthehet në një katastrofë të madhe. Me durim dhe rezistencë dhe duke u mbështetur tek Zoti duhet të vazhdojmë të respektojmë normat shëndetësore dhe këshillat deri në fitoren përfundimtare me virusin korona, tha në fjalën e tij Sejed Hasan Nasrullah.