Izraeli në panik, i kërkon falje Hezbollahut
I shqetësuar për aftësinë ushtarake të luftëtarëve të Rezistencës në jug të Libanit, Izraeli i dërgoi një mesazh Hezbollahut përmes Kombeve të Bashkuara për të kërkuar falje për vrasjen e një luftëtari të lëvizjes libaneze.
"Kombet e Bashkuara i përcollën grupit të Rezistencës së Libanit mesazhin e Izraelit për martirizimin e luftëtarit të Hezbollahut, Ali Kamel Mohsen," i thanë burime të besueshme rrjetit televiziv Al-Mayadeen. "Tel Avivi nuk ishte në dijeni se Ali Kamel ishte i pranishëm rreth aeroportit të Damaskut dhe nuk kishte ndërmend ta vriste", shkruhej në mesazh. Ali Kamel u martirizua në sulmin e regjimit izraelit javën e kaluar në një zonë afër aeroportit të Damaskut. "Pasi u vu në dijeni për vendimin e Hezbollahut për t'u hakmarrë për vrasjen e Ali Kamel, ushtria izraelite filloi një seri veprimesh për të monitoruar disa luftëtarë të Hezbollahut," shtuan burimet. "Ndërsa regjimi izraelit i frikësohet hakmarrjes nga Hezbollah, media izraelite duke cituar komandantin e zonës veriore, Amir Bram, raportoi se vlerësimi i ushtrisë tregon se Hezbollah po planifikon operacione hakmarrjeje dhe ushtria po përgatitet për skenarë të ndryshëm. Në përpjekje për të shmangur çdo konfrontim midis ushtarakëve izraelitë dhe luftëtarëve të Hezbollahut, ushtria izraelite gjithashtu ka anuluar stërvitjet e saj ushtarake që do të zhvilloheshin të Mërkurën e ardhshme në kufirin me Libanin. "Supozimi i ushtrisë është se Hezbollahu do të kryejë operacione sporadike kundër ushtrisë izraelite duke gjuajtur plumba ose raketa anti-tank " shkroi gazeta izraelite Maariv.