Hezbullahu, heq mundësinë e luftës me Izraelin në muajt e ardhshëm
Zv/sekretari I përgjithshëm i Hebzullahut deklaroi se në muajt e ardhshëm është e pamundur nisja e një lufte me Izraelin.
Sheik Naim Kasem, zv/sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit në një intervistë me agjencinë Mejadin tha se kushtet aktuale nuk dëshmojnë për nisjen e një lufte të paktën për disa muajt e ardhshëm. Duhet thënë se pas martirizimit të një luftëtari të Hezbullahut në një sulm ajror të Izraelit në periferi të Damaskut, tensionet mes Izraelit me Sirinë dhe Libanin janë shtuar. Pas martirizimit të 2 anëtarëve të Hezbullahut në Damask në gusht të vitit 2019 Sejed Hasan Nasrullah sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit ka premtuar për reagim në rast se shtohen sulmet e izraelite ndaj luftëtarëve të Hezbullahut brenda territorit sirian. Ndërkohë është raportuar se një avion izraelit është rrëzuar brenda territorit libanez, ku është deklaruar se shkaku i rrëzimit ishte një defekt teknik.