Izraeli dërgon letër OKB nga frika e veprimeve reciproke të Hezbullahut
Izraeli nga frika e hakmarrjes dhe veprimeve reciproke të Hezbullahut i ka dërguar një letër OKB nga e cila ka kërkuar të ndërmjetësojë, ndërkohë që situata në territoret e pushtuara është e trazuar për shkak të protestave të mijëra njerëzve.
Pas sulmit ajror të javës së kaluar të regjimit sionist në rrethinat e Damaskut, është martirizuar Ali Kamel Muhsen një prej forcave të Hezbullahut. Mediat izraelite duke cituar burime nga ushtria e regjimit sionist kanë deklaruar se Hezbullahu pritet të ndërmarrë masa reciproke për një hakmarrje të ashpër. Kjo gjendje ka shkaktuar panik dhe frikë tek regjimi sionist. Rrjeti informativ Mejadin deklaroi se Tel Avivi nëpërmjet OKB i ka dërguar një letër Hezbullahut të Libanit. Në këtë letër është thënë se Tel Avivi nuk ishte në dijeni të pranisë së Ali Muhsen dhe se nuk ka pasur objektiv ta vrasë atë. Gabi Eshkenazi ministër i jashtëm i regjimit sionist në një letër drejtuar OKB ka konfirmuar këtë pretendim. Një tjetër shenjë që tregon frikën e regjimit sionist nga hakmarrja e mundshme e Hezbullahut është anulimi i manovrave të gjera që kishte planifikuar ushtria sioniste në kufijtë veriorë. Mirëpo përse Izraeli është i frikësuar nga gatishmëria e Hezbullahut? Izraeli pothuajse është i sigurisë se Hezbullahu i Libanit nuk heq dorë nga hakmarrja për gjakun e forcave të tij dhe e di shumë mirë se Hezbullahu paralajmërimet e veta i bën realitet dhe i zbaton ato. Pikërisht ashtu sic ndodhi në luftën 33 ditore të vitit 2006 dhe paralajmërimet që ka dhënë në atë kohë. Premtimet e dhëna në atë kohën nga Sejed Hasan Nasrullah u zbatuan në kohën më të shkurtër. Vitin e kaluar pas sulmit të Izraelit në rrethinat e Damaskut ku u martirizuan 2 forca të Hezbullahut, Sejed Hasan Nasrullah premtoi hakmarrje dhe pas një jave premtimin e tij e vuri në zbatim. Për këtë arsye ekspertët sionistë janë të mendimit se historia e kaluar ka treguar se në kohën kur Hezbullahu kërcënon Izraelin, ai i zbaton këto kërcënime. Ndërkohë Izraeli është në dijeni të kapacitetit të lartë ushtarak të Hezbullahut. Një tjetër çështje është se sulmi i izraelit në rrethinat e Damaskut është kryer në kohën kur kabineti i Netanjahut prej disa javësh po përballet me protesta të gjera. Në javën e pestë me radhë përballë rezidencës së kryeministrit të regjimit sionist në Kodsin e pushtuar janë organizuar protesta kundër politikave të kryeministrit sionist Netanjahu. Protestat janë organizuar me sloganet “ Ministër krimi “ në vend të sloganit “ kryeministër krimi”. Qytetarët e Kodsit kanë organizuar protesta kundër korrupsionit dhe terrorizmit çifut dhe kanë protestuar kundër Beniamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit sionist. Qendra informative e Palestinës njoftoi se një anëtar i parlamentit sionist nga partia laburiste, ka deklaruar se protestat e qytetarëve të Kodsit ishin kundër politikave të Netanjahut dhe veprimeve të tij për aneksimin e rajonit Bregu Perëndimor i Lumit Jordan. Kjo qendër ka thënë gjithashtu se shtimi i sulmeve të kolonëve sionist kundër palestinezëve gjatë ditëve të fundit është bërë më i dukshëm. Me mijëra qytetarë izraelit në Palestinën e pushtuar në Kods janë mbledhur në një protestë dhe kanë protestuar kundër korrupsionit financiar të Beniamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit sionist. Protestuesit izraelitë kanë kërkuar dorëheqjen e Netanjahut dhe të gjithë kabinetit të tij qeveritar. Netanjahu akuzohet për "Dosjen 1000" lidhur me marrjen e dhuratave të mëdha nga një pasanik, për "Dosjen 2000" në lidhje me marrëveshjen me pronarin e gazetës "Yediot Aharonot" dhe për "Dosjen 3000" që lidhet me blerjen e nëndetëseve bërthamore nga Gjermania. Me anë të këtyre protestave, izraelitët po i përcjellin mesazhin kabinetit Netanjahut se ata janë kundër luftës dhe se një luftë jo vetëm që nuk do të shuaj protestat por do t’i shtojë ato edhe më shumë, pasi lufta do të bëhet shkak për thellimin e krizës në territoret e pushtuara.