Liga Arabe kërkon përshpejtimin e dërgimit të ndihmave humanitare në Liban
(last modified Thu, 06 Aug 2020 12:56:35 GMT )
Gusht 06, 2020 14:56 Europe/Tirane
  • Liga Arabe kërkon përshpejtimin e dërgimit të ndihmave humanitare në Liban

Liga Arabe ka kërkuar nga Bashkësia Ndërkombëtare dhe nga organizatat e ndihmave emergjente arabe dhe botërore që të përshpejtojnë në dërgimin e ndihmave humanitare për Libanin.

Agjencia e lajmeve Al-Nashre njoftoi se Ahmed Al-Ghajt, sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, ka theksuar nevojën e lëvizjes së shpejtë për dërgimin e ndihmave humanitare në Liban për t’u përballur me tragjedinë e tmerrshme.

Burimet informative të martën pasdite njoftuar për ndodhjen e një shpërthimi të tmerrshëm në portin e Bejrutit ku sipas raporteve më të fundit numri i viktimave ka shkuar mbi 135 persona dhe numri i personave të plagosur ka shkuar në rreth 5 mijë persona.

Tags