Mundësia për uljen e trupave amerikane në Irak dhe Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i99485-mundësia_për_uljen_e_trupave_amerikane_në_irak_dhe_siri
Komanda e forcave terroriste amerikane CENTCOM njoftoi për mundësinë e uljes së numrit të trupave amerikane në Irak dhe në Siri.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 13, 2020 03:44 Europe/Tirane
  • Mundësia për uljen e trupave amerikane në Irak dhe Siri

Komanda e forcave terroriste amerikane CENTCOM njoftoi për mundësinë e uljes së numrit të trupave amerikane në Irak dhe në Siri.

Gjeneral Kenneth F. McKenzie, komandanti i CENTCOM ka thënë: Numri i trupave amerikane në Irak dhe në Siri ka shumë mundësi të reduktohet dhe ulet në muajt e ardhshëm. Në Irak gjenden 5 mijë e 200 trupa amerikane për tu përballur me ISIS dhe për të trajnuar forcat irakiane dhe ata pas konsultimeve me qeverinë e Irakut do të zhvendosen. Me gjithë urdhrin e presidentit amerikan për largimin e mbi 1 mijë trupave amerikane nga Siria, aktualisht Amerika ka ruajtur 500 trupa ushtarake në verilindje të Sirisë. Parlamenti irakian në janar 2020 ka miratuar një ligj ku kërkon dëbimin dhe largimin e forcave amerikane nga  vendi. Autoritetet e Sirisë gjithashtu thonë se prania e forcave amerikane në Siri ka për qëllim grabitjen e naftës së vendit.