Irani dhe Siria theksojnë bashkëpunimin për të kapërcyer sanksionet e SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i99559-irani_dhe_siria_theksojnë_bashkëpunimin_për_të_kapërcyer_sanksionet_e_shba
Irani dhe Siria kanë diskutuar për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale, si dhe mënyrat e tejkalimit të sanksioneve të njëanshme të vendosura kundër Damaskut nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 17, 2020 15:48 Europe/Tirane
  • Irani dhe Siria theksojnë bashkëpunimin për të kapërcyer sanksionet e SHBA

Irani dhe Siria kanë diskutuar për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale, si dhe mënyrat e tejkalimit të sanksioneve të njëanshme të vendosura kundër Damaskut nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre.

Të hënën, Ndihmësi i Lartë i Ministrit të Jashtëm të Iranit për Çështje të Posaçme Politike, Ali Asghar Khaxhi u takua me Presidentin Sirian Bashar al-Asad në Damask, ku të dy palët diskutuan zhvillimet më të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare. Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Sirisë SANA, të dy palët u përqendruan në mënyra të ndryshme për të forcuar bashkëpunimin Teheran-Damask, në mënyrë që të përballen me sanksionet ekonomike të vendosura kundër Sirisë nga Shtetet e Bashkuara. Presidenti sirian theksoi rëndësinë strategjike të marrëdhënieve bilaterale midis Teheranit dhe Damaskut dhe forcimin e boshtit të Rezistencës. Duke vlerësuar qëndrimin e Teheranit ndaj popullit dhe qeverisë siriane, Bashar al-Asad tha se Damasku është i vendosur të koordinojë dhe bashkëpunojë veprimet me Iranin në mënyrë që të neutralizojë terrorizmin ekonomik të SHBA.