Trupat amerikane largohen nga baza al-Taji në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i99663-trupat_amerikane_largohen_nga_baza_al_taji_në_irak
Një zëdhënës i Komandës së Operacioneve të Shtabit të Përbashkët të Irakut njoftoi se këtë mëngjes forcat e Koalicionit Ndërkombëtar kundër "ISIS" do të largohen zyrtarisht nga baza Al-Taji në Bagdad.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 23, 2020 05:59 Europe/Tirane
  • Trupat amerikane largohen nga baza al-Taji në Irak

Një zëdhënës i Komandës së Operacioneve të Shtabit të Përbashkët të Irakut njoftoi se këtë mëngjes forcat e Koalicionit Ndërkombëtar kundër "ISIS" do të largohen zyrtarisht nga baza Al-Taji në Bagdad.

Në një intervistë për RT, gjeneral brigade Tahseen al-Khafaji deklaroi: Forcat e Koalicionit Ndërkombëtar do të largohen nga baza Al-Taji të Dielën (sot, 23 gusht) dhe kjo do të zhvillohet në mëngjes në prani të komandantëve ushtarakë të të dy palëve. Javën e kaluar, media irakiane raportuan se Koalicioni Ndërkombëtar i udhëhequr nga SH.B.A. kundër ISIS kishte dërguar në bazën al-Taji furnizimin më të madh me municione. Baza Ajrore Al-Taji në Irak ndodhet 80 kilometra në veri të kryeqytetit Bagdad dhe muajt e fundit është bërë shënjestër e sulmeve të panjohura me mortaja dhe raketa. Baza ka pritur forcat e koalicionit amerikan për vite me radhë. Që nga fillimi i këtij viti, Koalicioni Ndërkombëtar kundër ISIS-it u ka dorëzuar forcave irakiane gjashtë baza ushtarake.