Ministri izraelit i luftës bisedon me ministrin e mbrojtjes të EBA
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i99718-ministri_izraelit_i_luftës_bisedon_me_ministrin_e_mbrojtjes_të_eba
Ministri izraelit i luftës dhe ministri i mbrojtjes së Emirateve të Bashkuara Arabe diskutuan mbi marrëveshjen e kompromisit midis Abu Dhabit dhe Tel Avivit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 25, 2020 16:28 Europe/Tirane
  • Ministri izraelit i luftës bisedon me ministrin e mbrojtjes të EBA

Ministri izraelit i luftës dhe ministri i mbrojtjes së Emirateve të Bashkuara Arabe diskutuan mbi marrëveshjen e kompromisit midis Abu Dhabit dhe Tel Avivit.

ministri i mbrojtjes i Emirateve të Bashkuara Arabe Muhamed bin Ahmed Al-Bawardi dhe ministri i luftës së Izraelit Bani Gantz në një bisedë telefonike të martën pretenduan se marrëveshja Abu Dhabi-Tel Aviv do të forcojë marrëdhëniet dhe do të krijojë lidhje të forta bilaterale. Abu Dhabi dhe Tel Avivi të enjten më 13 gusht arritën një marrëveshje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve diplomatike, pas përpjekjeve të presidentit amerikan Donald Trump për të lehtësuar procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe regjimit sionist. Masa e Emirateve të Bashkuara Arabe për të normalizuar marrëdhëniet me regjimin sionist është pasuar me dënime të ashpra nga shumë vende islamike dhe grupet palestineze të rezistencës.