Nis bashkëpunimi bankar mes EBA dhe regjimit sionist
(last modified Thu, 27 Aug 2020 07:51:53 GMT )
Gusht 27, 2020 09:51 Europe/Tirane
  • Nis bashkëpunimi bankar mes EBA dhe regjimit sionist

Në kuadër të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes EBA dhe regjimit sionist, ka nisur procesi i bashkëpunimit dypalësh bankar.

Banka Leomi që është banka më e madhe e regjimit sionist ditën e mërkurë njoftoi se kanë nisur bisedimet për të bashkëpunim me bankën më të madhe të EBA. Shumlik Erbil, kreu i sektorit administrativ të bankës Leomi tha: Bankat izraelite dhe ato emiratase po bëjnë përpjekje për të ndihmuar klientët në kryerjen e shkëmbimeve financiare mes tyre. Ai nuk ka zbuluar se me cilën bankë emiratase po kryhen bisedimet për bashkëpunim por tha se kjo është një nga bankat më të mëdha në Dubai. Abu Dhabi dhe Tel Avivi arritën një marrëveshje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve diplomatike të enjten më 13 gusht, pas përpjekjeve të presidentit amerikan Donald Trump për të lehtësuar procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe regjimit sionist. Masa e Emirateve të Bashkuara Arabe për të normalizuar marrëdhëniet me regjimin sionist është pasuar me dënime të ashpra nga shumë vende islamike dhe grupet palestineze të rezistencës.

Tags