Konfiskimi i paligjshëm i naftës siriane nga SHBA
Në një deklaratë në margjinën e takimit të tretë të Komitetit Kushtetues sirian, Irani, Rusia dhe Turqia dënuan sekuestrimin e paligjshëm të naftës siriane nga Shtetet e Bashkuara.
Përfaqësuesit e Iranit, Rusisë dhe Turqisë dënuan sulmet e regjimit sionist ndaj Sirisë, si dhe kontratën e naftës të një kompanie amerikane me kurdët sirianë. Përfaqësuesit e Iranit, Rusisë dhe Turqisë të martën pas takimit të Gjenevës lëshuan një deklaratë të përbashkët duke i quajtur sulmet e vazhdueshme të Izraelit në Siri një shkelje të ligjit ndërkombëtar, një shkelje të sovranitetit të vendit dhe fqinjëve të tij dhe një kërcënim për stabilitetin rajonal dhe sigurinë. Irani, Rusia dhe Turqia kanë deklaruar se të ardhurat siriane të naftës i përkasin popullit sirian dhe dënuan konfiskimin e paligjshëm të burimeve siriane të naftës nga kompanitë amerikane. Të tre vendet gjithashtu deklaruan se lufta kundër të gjitha formave të terrorizmit dhe kërkesave separatiste duhet të vazhdojë. Irani, Rusia dhe Turqia gjithashtu theksuan nevojën për të vazhduar bashkëpunimin me qëllim eliminimin e plotë të grupeve terroriste, duke përfshirë ISIS-in, al-Nusra dhe al-Kaeda. Takimi trepalësh i përfaqësuesve të Iranit, Rusisë dhe Turqisë u mbajt në Gjenevë në margjinën e raundit të tretë të bisedimeve trepalëshe midis qeverisë siriane, opozitës dhe shoqërisë civile për hartimin e një kushtetute të re. Nafta është një nga burimet kryesore të të ardhurave për qeverinë siriane. Ky vend prodhonte rreth 380,000 fuçi naftë në ditë para fillimit të luftës kundër terrorizmit në 2011. Shtetet e Bashkuara dhe milicia kurde e mbështetur prej saj kontrollojnë fushat e naftës në lindje dhe verilindje. Një kompani amerikane kohët e fundit nënshkroi një marrëveshje me milicitë kurde të Forcave Demokratike Siriane (SDF) në fushat e naftës të kontrolluara nga milicitë, e cila gjithashtu u miratua nga qeveria amerikane. Shtetet e Bashkuara dhe milicitë kurde kanë thënë se nënshkruan marrëveshje për të "modernizuar" fushat e naftës, por duket se qëllimi kryesor është konfiskimi i paligjshëm i naftës siriane nga SH.B.A. dhe rritja e kapacitetit financiar të milicive kurde. Rajoni i kontrolluar nga kurdët në veri-lindje të Sirisë gjeneron 45,000 fuçi naftë në ditë që kap një me vlerë shitjeje 800 milion dollarë në vit në tregjet botërore me çmimin aktual (rreth 50 dollarë/për fuçi). Pika e rëndësishme është se; Uashingtoni duke shitur naftën nga fushat verilindore të Sirisë kërkon të përforcojë forcën ndërhyrëse të militantëve, duke rritur fuqinë financiare të milicive. Në fakt, dobësimi i qeverisë qendrore të Damaskut në kushtet aktuale është strategjia kryesore e Shteteve të Bashkuara drejt Sirisë dhe fuqizimi financiar i milicive kurde bëhet me qëllim forcimin e tyre kundër qeverisë qendrore të Damaskut. Kohë më parë Ministria e jashtme e Rusisë ka dënuar kontratën e naftës të nënshkruar mes Amerikës dhe paramilitarëve kurdë në Siri dhe atë e ka cilësuar shkelje të sovranitetit të Sirisë. Ministria e jashtme e Rusisë në këtë deklaratë ka dënuar kontratën e naftës të nënshkruar mes një kompani amerikane dhe paramilitarëve kurdë të varur nga Amerika dhe ka akuzuar Uashingtonin për grabitjen e burimeve natyrore të Sirisë. Ministria e jashtme e Rusisë thekson se Uashingtoni në formë të jashtëligjshme ka pushtuar zonët verilindore dhe jugore të Sirisë dhe është i angazhuar në grabitjen e jashtëligjshme të burimeve natyrore të këtij vendi që i përkasin të gjithë popullit sirian. Moska me këtë deklaratë thekson se Amerika me të tilla veprime edhe një herë ka treguar se nuk u kushton rëndësi konventave dhe dispozitave të OKB dhe të KS të OKB dhe nuk respekton sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Sirisë. Rusia gjithashtu ka kritikuar gjendjen e papërshtatshme të botës për shkak të veprimeve të tilla të Amerikës. Presidenti amerikan Donald Trump tha në fund të vitit të kaluar se përkundër tërheqjes së disa trupave ushtarake nga Siria verilindore, pak trupa amerikane do të mbeten në sektorin e naftës në rajon. Trump pretendoi se këto forca do të qëndronin në Siri me pretekstin e mbrojtjes së puseve të naftës. Tani është bërë e qartë se mbrojtja e puseve të naftës siriane është thjesht një mjet për të financuar praninë ushtarake amerikane, si dhe për të forcuar tendencat kundërshtare në Siri. Me këto synime, të tre vendet, Irani, Rusia dhe Turqia, e shpallën konfiskimin e naftës siriane nga Shtetet e Bashkuara si të paligjshme dhe theksuan se nafta siriane i përket popullit të këtij vendi.