60 automjete ushtarake amerikane futen nga Iraku në Siri
Burimet lokale në Siri njoftuan për futjen e të paktën 60 automjeteve luftarake amerikane nga territori i Irakut.
Një karvan me 60 automjete të rënda ushtarake të pushtuesve amerikanë, janë futur në mënyrë të paligjshme nga pika kufitare Alvalid dhe i janë drejtuar periferisë së qytetit Raka. Në këtë karvan ushtarak amerikan janë vënë re 7 transportues të forcave ushtarake dhe 4 automjete akullthyese si dhe automjete me pajisje të rënda ushtarake. Automjetet janë dërguar në bazën amerikane pranë aeroportit Xhir që ndodhet në verilindje të Hesakesë. Forcat pushtuese amerikane prej kohësh janë duke dërguar pajisje ushtarake dhe armatime për paramilitarët e CSD dhe grupet e armatosura të mbështetur nga Uashingtoni. Qëllimi i kësaj është stabilizimi i pranisë së jashtëligjshme të forcave amerikane në Siri dhe vazhdimi grabitjes së naftës dhe pasurive natyrore të Sirisë.