Kreu i lëvizjes Hashd Shaabi kritikon qëndrimin e kryetarit të parlamentit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i99881-kreu_i_lëvizjes_hashd_shaabi_kritikon_qëndrimin_e_kryetarit_të_parlamentit
Një prej komandantëve të grupit Hashd Shaabi në Irak ka kritikuar qëndrimin e kryetarit të parlamentit irakian mbi armët e rezistencës dhe tha se Amerika brenda në Irak ka martirizuar Abu Mehdi Muhandes mirëpo disa funksionarë irakianë nuk kanë reaguar.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 02, 2020 16:47 Europe/Tirane
  • Kreu i lëvizjes Hashd Shaabi kritikon qëndrimin e kryetarit të parlamentit

Një prej komandantëve të grupit Hashd Shaabi në Irak ka kritikuar qëndrimin e kryetarit të parlamentit irakian mbi armët e rezistencës dhe tha se Amerika brenda në Irak ka martirizuar Abu Mehdi Muhandes mirëpo disa funksionarë irakianë nuk kanë reaguar.

Muhamed Halbusi kryetar i parlamentit irakian kohët e fundit ka deklaruar se armët e grupeve të rezistencës kanë dalë jashtë kontrollit. Ali Huseini komandant i organizatës Hashd Shaabi pasi ka kritikoi këtë qëndrim të kryetarit të parlamentit, e pyeti atë lidhur me armët e elementëve të huaj të pranishëm në Irak. Huseini duke iu drejtuar kryetarit të parlamentit irakian tha: Vallë armët e amerikanëve që kanë qëlluar dy komandantë, a nuk kanë dalë jashtë kontrollit? Ai gjithashtu parashtroi pyetjen se përse nuk paraqitet shqetësimi mbi armët e të huajave mirëpo pyetet për armët e popullit në jug që mbrojnë tokën dhe ujërat kombëtare dhe për to thuhet se kanë dalë jashtë kontrollit.