-
Një zyrtar i lartë izraelit i sigurisë jep dorëheqjen
May 12, 2024 16:33Një zyrtar i ngarkuar me politikën ushtarake dhe planifikimin strategjik në të ashtuquajturin Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Izraelit ka dhënë dorëheqjen, mes një vale dorëheqjesh nga oficerët e rangut të lartë të regjimit sionist që ka nxitur spekulime rreth potencialit për një efekt domino brenda institucioneve të ndryshme.
-
Zbulohet një tjetër varr masiv në Spitalin al-Shifa
May 12, 2024 07:55Punonjësit e ndihmës së shpejtë në Gaza zbuluan një tjetër varr masiv në Spitalin Al-Shifa, ku ishin varrosur trupat e më shumë se 50 martirëve.
-
UNRWA paralajmëron: Ushqimi në jug të Gazës do të mbarojë sot
May 12, 2024 07:31Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) ka paralajmëruar në një mesazh se ushqimet do të mbarojnë sot në jug të Gazës.
-
Sulm raketor i Rezistencës në qytetin Ashkelon në Palestinën e pushtuar
May 12, 2024 07:26Të paktën tre sionistë u plagosën në sulmin me raketa të forcave të Rezistencës në qytetin Ashkelon, në verilindje të Rripit të Gazës.
-
Vritet një peng sionist nga sulmet izraelite
May 12, 2024 07:19Zëdhënësi i Brigadave Al-Kassam, dega ushtarake e Hamasit, ka njoftuar vdekjen e një pengu tjetër sionist për shkak të sulmeve të regjimit sionist në Rripin e Gazës.
-
300 civilë palestinezë largohen nga Rafa/Foto
May 12, 2024 05:18Ushtria e regjimit pushtues sionist me agresionin ushtarak ndaj rajonit Rafah të Rripit të Gazës ditën shtunë, ka detyruar palestinezëve të largohen nga më shumë zona të pjesës lindore të qytetit Rafah dhe nga rrethi Bejt Lahija në veri të Rripit të Gazës.
-
Vërshime, përmbytje e shkatërrime në Afganistan/Foto
May 12, 2024 04:49Sipas raportit të Kombeve të Bashkuara, përmbytjet e papritura në rajonet veriore të Afganistanit kanë marrë jetën e më shumë se 300 njerëzve në vetëm një provincë të këtij vendi dhe kanë shkatërruar më shumë se 1000 shtëpi.
-
Lideri i Ansarullahut: Perëndimi pushton vendet myslimane nën pretekstin e luftës kundër terrorit
May 11, 2024 17:24Udhëheqësi i lëvizjes së rezistencës Ansarullah të Jemenit ka denoncuar ashpër komplotet e hartuara nga disa shtete perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë, për të dëmtuar botën myslimane, duke thënë se ata kanë pushtuar vendet myslimane nën pretekstin e rremë të luftës kundër terrorit.
-
Ushtria izraelite urdhëron evakuimin e Rafahut qendror, përgatitet të zgjerojë operacionet
May 11, 2024 17:23Ushtria izraelite ka urdhëruar palestinezët të evakuojnë më shumë zona në qytetin jugor Rafah në Rripin e Gazës, në një tregues të mëtejshëm se regjimi sionist po përgatitet të zgjerojë operacionet e tij ushtarake në qytet, pavarësisht kundërshtimit të gjerë ndërkombëtar.
-
Këshilli i Sigurimit i OKB-së bën thirrje për hetim të menjëhershëm dhe të pavarur për varret masive në Gaza
May 11, 2024 17:20Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për një hetim të menjëhershëm dhe të pavarur mbi varret masive të raportuara që përmbajnë qindra trupa të pajetë të palestinezëve pranë spitaleve në Rripin e Gazës në mes të agresionit disamujor të regjimit izraelit në territorin e rrethuar.