Një fëmijë me autizëm është qëlluar me armë nga policia amerikane
(last modified Wed, 09 Sep 2020 19:29:19 GMT )
Shtator 09, 2020 21:29 Europe/Tirane
  • Një fëmijë me autizëm është qëlluar me armë nga policia amerikane

Një fëmijë me autizëm u qëllua me armë zjarri nga policia në shtetin Utah të Amerikës.

Sipas Guardian të martën, oficerët e policisë amerikane në një akt të ri të dhunshëm dhe pasi një nënë amerikane kishte kërkuar ndihmë, qëlluan me armë zjarri në shtëpinë e tij në Salt Lake City të shtetit Utah, një djalë 13-vjeçar i quajtur Linden që vuante nga autizmi. Sipas raportit, djali 13-vjeçar u dërgua në spital për shkak të plagosjes nga një plumb i policisë. Sipas nënës së Linden, ajo i kishte kërkuar policisë amerikane të ndihmonte për të kontrolluar situatën, por oficerët qëlluan disa herë me armë zjarri në drejtim të djalit 13-vjeçar pesë minuta pasi mbërritën në vendin e ngjarjes. Edhe pse një nga oficerët e policisë të pranishëm në vendngjarje tha se fëmija kishte kërcënuar me armë, por sipas raportit të policisë, asnjë armë nuk u gjet në vendin e ngjarjes. Publikimi i një videoje të arrestimit dhe prangosjes së një djali 8-vjeçar nga policia amerikane në shtetin Florida e zbuluar kohët e fundit tregoi një tjetër fletë të dhunës policore në këtë vend. Dhuna e policisë amerikane ndaj qytetarëve të saj, veçanërisht njerëzve me ngjyrë, nuk është diçka e re, megjithatë duket se edhe fëmijët e sëmurë nuk janë imun ndaj dhunës së policisë amerikane.

Tags