Ish zyrtari i Shtëpisë së Bardhë: Trump është ambicioz
Duke kritikuar qeverinë amerikane për mos trajtimin serioz të virusit Korona, ish-drejtori i komunikimit i Shtëpisë së Bardhë tha: "Trump kujdeset vetëm për veten dhe ambiciet e tij politike".
"Të gjithë duhet të kenë frikë nga përpjekjet e administratës Trump për të injoruar kërcënimin e virusit Korona. Ai nuk kujdeset për jetën e popullit amerikan, ai kujdeset vetëm për veten dhe ambiciet e tij politike," i tha agjencisë CNN Anthony Scaramucci, ish-drejtori i komunikimit i Shtëpisë së Bardhë. Scaramucci, i cili ishte drejtori i komunikimit i Shtëpisë së Bardhë në 2017, tani është bërë një kritik i zellshëm kundër Donald Trump. Shtetet e Bashkuara aktualisht kryesojnë botën për sa i përket numrit të njerëzve të infektuar me virusin Korona dhe numrit të vdekjeve të shkaktuara nga virusi. Qeveria e SHBA dhe në veçanti Presidenti Donald Trump, është kritikuar gjerësisht për papërgjegjshmërinë e saj në përhapjen e virusit Korona në Shtetet e Bashkuara.