Shtetet e Bashkuara presin që Evropa të ndjekë Uashingtonin kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i100112-shtetet_e_bashkuara_presin_që_evropa_të_ndjekë_uashingtonin_kundër_iranit
Morgan Ortagus Zëdhënëse e Departamentit Amerikan të Shtetit, u bëri thirrje partnerëve evropian që të ndjekin Uashingtonin për të vendosur sanksione ndaj Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 15, 2020 03:37 Europe/Tirane
  • Shtetet e Bashkuara presin që Evropa të ndjekë Uashingtonin kundër Iranit

Morgan Ortagus Zëdhënëse e Departamentit Amerikan të Shtetit, u bëri thirrje partnerëve evropian që të ndjekin Uashingtonin për të vendosur sanksione ndaj Iranit.

Sipas IRNA, "Ortagus" në një intervistë me rrjetin Saudit "Al-Arabiya", ndërsa kërkoi nga Evropa të ndjekë Uashingtonin në çështjen e presionit mbi Republikën Islamike të Iranit, tha se Shtetet e Bashkuara presin që partnerët e saj evropianë të vendosin sanksione ndaj Iranit. Zëdhënësja e  Departamentit të Shtetit bëri kërkesën pas një marrëveshje të trojkës evropiane për të refuzuar përpjekjet e SHBA për të rivendosur sanksionet e KB kundër Iranit. Ministrat e jashtëm të Britanisë, Gjermanisë dhe Francës, të Enjten e kaluar në një takim të përbashkët me shefin e politikës së jashtme të BE Joseph Borrell, shprehën mbështetjen për marrëveshje bërthamore dhe shprehën kundërshtimin e tyre për përpjekjet e SHBA për të rivendosur sanksionet e KB kundër Iranit. Pas dështimit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të miratuar një projekt-rezolutë për të zgjatur embargon e armëve në Iran, pavarësisht tërheqjes së saj të paligjshme nga marrëveshja bërthamore Amerika synon të përdorë një mekanizëm i quajtur kthimi automatik i sanksioneve, i cili është vetëm për anëtarët e marrëveshjes. Amerika synon ta përdor atë për të rivendosur sanksionet e KB kundër Iranit, një vendim që është kundërshtuar me forcë nga anëtarët e Këshillit të Sigurimit.