Trump sulmon verbalisht familjen e Biden dhe John McCain
Presidenti i Shteteve të Bashkuara në një reagim të ashpër sulmoi verbalisht familjen e ish-senatorit Republikan e cila është shprehur në mbështetje të kandidatit Demokrat për President.
Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, Presidenti i SHBA Donald Trump në një mesazh në Tëitter kritikoi "Cindy McCain", gruaja e "John McCain", një ish-senator ekstremist republikan dhe ofendoi Joe Biden, kandidati i Partisë Demokratike për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Trump e quajti Joe Biden një "qen të stërvitur" nga McCain. Senatori republikan John McCain, i cili vdiq në vitin 2018, ishte një kritik i politikave të Trump. Ndërsa fushata e Biden vazhdon të fitojë vota nga republikanët kritikë ndaj presidentit, Cindy McCain ka lëshuar deklarata duke kritikuar administratën Trump, duke thënë se familja McCain mbështet Joe Biden. Gruaja e John McCain citon marrëdhëniet e saj me familjen Biden dhe thotë se politikat e tij në mbështetje të ushtrisë amerikane është një nga arsyet e mbështetjes së Biden. Sondazhet tregojnë se Biden ndryshe nga Trump tani ka mbështetjen e votuesve zezakë, të rinjve dhe femrave. Performanca e dobët e Trump në përballje me virusin Corona, si dhe mbështetja e tij për të shtypur protestat anti-raciste, ka shkaktuar pakënaqësi tek shumica e amerikanëve.