Masa kundër koronavirusit në Evropë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i100293-masa_kundër_koronavirusit_në_evropë
Qeveria gjermane ka vendosur njëmbëdhjetë rajone të tjera të Bashkimit Evropian në listën e atyre në rrezik për shkak të përhapjes së koronavirusit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 24, 2020 17:49 Europe/Tirane
  • Masa kundër koronavirusit në Evropë

Qeveria gjermane ka vendosur njëmbëdhjetë rajone të tjera të Bashkimit Evropian në listën e atyre në rrezik për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Budapesti është gjithashtu në “listën e kuqe”.  Qeveria federale në Berlin shpalli disa rajone në 11 vendet anëtare të BE të rrezikshme dhe rekomandoi qytetarët gjermanë të heqin dorë nga udhëtimet që nuk janë me të vërtetë të nevojshme. Lista përfshin rajone dhe qytete nga vendet fqinje: Danimarka, Franca, Austria, Republika Çeke dhe Holanda.  Për momentin, lista gjermane e rajoneve ku ekziston një rrezik i rritur i infektimit përfshin gjithsej 14 nga 27 vende të Bashkimit Evropian – në disa vende vetëm rajone të caktuara janë në listë, dhe në disa territore të plota si Spanja.  Që nga e mërkura, rajonet e para në Danimarkë, Portugali, Irlandë dhe Slloveni janë futur në listë. Dhe në rastin e Francës, Republikës Çeke, Holandës, Kroacisë, Rumanisë, Austrisë dhe Hungarisë, lista aktuale e rajoneve të rrezikut është zgjeruar.  Kriteri kryesor, por jo i vetmi për vendosjen e një rajoni në listën e destinacioneve të rrezikshme është rritja e numrit të rasteve të reja korona në më shumë se 50 infeksione për 100,000 banorë në shtatë ditët e fundit. Kryeqyteti hungarez Budapest është gjithashtu në listën gjermane të rajoneve të rrezikshme.