Vazhdojnë veprimet anti-iraniane të SHBA, edhe më shumë sanksione
Pas veprimeve armiqësore të Uashingtonit kundër Iranit, 56 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA i shkruan një letër Presidentit duke bërë thirrje për sanksione në të gjitha pjesët e sistemit financiar të Iranit.
Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, "Scott Perry" , një anëtar republikan i Dhomës së Përfaqësuesve të SH.B.A., me iniciativën e të cilit u përgatit kjo letër, deklaroi në këtë letër se 14 banka iraniane janë të lidhura në rrjetin SËIFT. Ata pretendojnë se bashkëpunimi i këtyre bankave i ka dhënë Iranit qasje në sistemin financiar botëror dhe i mundëson Teheranit të anashkalojë sanksionet aktuale. Në Senat si një degë tjetër e sistemit ligjvënës në SH.B.A., javën e kaluar Senatori Tom Cotton, së bashku me disa senatorë të tjerë, i shkroi një letër të ngjashme Sekretarit të Shtetit të SH.B.A. Mike Pompeo. Pas tërheqjes së tij të paligjshme marrëveshja bërthamore (8 maj 2018), Shtetet e Bashkuara kanë filluar një fushatë gjithëpërfshirëse për të bërë presion mbi Iranin. Masa e ndërmarë nga administrata e Presidentit Donald Trump është dënuar gjerësisht në nivel vendas dhe ndërkombëtar. Republika Islamike e Iranit, si një anëtare kryesore e Frontit të Rezistencës, ka një rol kryesor në luftën kundër komploteve dhe veprimeve amerikano-sioniste në rajon.