Ministri i Jashtëm irakian viziton Teheranin
(last modified Sun, 27 Sep 2020 07:07:21 GMT )
Shtator 27, 2020 09:07 Europe/Tirane
  • Ministri i Jashtëm irakian viziton Teheranin

Marrëdhëniet Iran-Irak janë në një rrugë strategjike pavarësisht presionit dhe ndërhyrjes së SHBA.

Në këtë drejtim, për të ndjekur këto marrëveshje, Ministri i Jashtëm irakian Fuad Husein të Shtunën në mëngjes arriti në Teheran dhe në fazën e parë të udhëtimit të tij dy-ditor u takua me homologun e tij iranian Muhamed Javad Zarif dhe Presidentin e Republikës Islamike të Iranit Hassan Ruhani me të cilët diskutoi interesat strategjikë dhe kapacitetet e përbashkëta të të dy vendeve në fushat ekonomike, kushtet specifike të rajonit dhe nevojën e bashkëpunimit për sigurinë dhe luftën kundër terrorizmit dhe lidhjet e thella kulturore; Feja ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit midis Iranit dhe Irakut. Ajetollah Khamenei, Lideri Suprem i Revolucionit, në një pjesë të fjalës së tij në takimin e Kryeministrit të Irakut në Teheran (21 korrik 2020) vuri në dukje se: Me rëndësishme janë interesat, qëllimet, siguria, dinjiteti, autoriteti rajonal dhe përmirësimi i situatës në Irak. Ai shtoi se pikëpamja e amerikanëve për Irakun ishte saktësisht e kundërta me atë të Iranit: "Shtetet e Bashkuara janë, në kuptimin e vërtetë të fjalës, një armik dhe nuk pajtohen me një Irak të pavarur, të fortë dhe me një qeveri shumice."  Rëndësia e bisedimeve të Ministrit të Jashtëm Irakian në Teheran gjithashtu duhet të analizohet dhe vlerësohet në kontekstin e këtyre përbërësve. Gjatë takimit me Ministrin e Jashtëm Irakian Fuad Husein, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Hassan Rouhani, theksoi se përpjekja për të larguar Shtetet e Bashkuara nga rajoni është detyra e çdo vendi në të cilin Amerikanët janë të pranishëm. Irani e konsideron një hap pozitiv atë që parlamenti irakian ka aprovuar në këtë drejtim. Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Javad Zarif, në takim me homologun e tij Irakian, theksoi nevojën për të garantuar dinjitetin dhe sigurinë e diplomatëve iranianë në Irak, duke iu referuar aktit terrorist të regjimit amerikan në ekzekutimin e gjeneralit Kasem Sulejmani në Irak. Këto përbërës tregojnë se marrëdhëniet Iran-Irak janë shumëpalëshe në interes të dy kombeve dhe stabilitetit në rajon. Në fushën e bashkëpunimit ekonomik, të dy vendet kanë rënë dakord për një gamë të gjerë bashkëpunimi, duke përfshirë në fushën e hekurudhës Khorramshahr dhe Basra, krijimin dhe zhvillimin e qyteteve industriale, çështjet doganore dhe bashkëpunimin shëndetësor dhe mjekësor. Vëllimi i parashikuar i shkëmbimeve tregtare midis dy vendeve është synuar për 20 miliardë dollarë gjatë viteve të ardhshme. Wael al-Rakabi, një analist dhe ekspert politik në Irak, beson se marrëdhëniet Iran-Irak janë të prirura për zgjerim në të gjitha dimensionet bilaterale dhe rajonale. Al-Rakabi thekson; Pozicionet e Republikës Islamike të Iranit në mbrojtje të Irakut, veçanërisht në luftën kundër grupit terrorist ISIS, e kanë bërë këtë fqinj mysliman mikun më të ndershëm dhe të besueshëm të Irakut.

 


 

Tags