Shoigu: Rusia kontribuoi shumë në zhdukjen e ISIS-it
https://parstoday.ir/sq/news/world-i100409-shoigu_rusia_kontribuoi_shumë_në_zhdukjen_e_isis_it
Në një artikull për revistën Krasnaya Zvezda, organi mediatik i Ministrisë Ruse të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ministër i Mbrojtjes i Rusisë, mbrojti praninë ushtarake ruse në Siri dhe theksoi: "Kur pyetemi nëse Rusia bëri një zgjedhje të mirë duke marrë këtë përgjegjësi të rëndë, ne duhet të përgjigjemi se misioni në Siri ishte thelbësor, dhe i vetmi opsion që kishim në atë kohë ”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 01, 2020 04:45 Europe/Tirane
  • Shoigu: Rusia kontribuoi shumë në zhdukjen e ISIS-it

Në një artikull për revistën Krasnaya Zvezda, organi mediatik i Ministrisë Ruse të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ministër i Mbrojtjes i Rusisë, mbrojti praninë ushtarake ruse në Siri dhe theksoi: "Kur pyetemi nëse Rusia bëri një zgjedhje të mirë duke marrë këtë përgjegjësi të rëndë, ne duhet të përgjigjemi se misioni në Siri ishte thelbësor, dhe i vetmi opsion që kishim në atë kohë ”.

Ai shtoi: “Në një moment mësuam se ISIS paraqiste një kërcënim të drejtpërdrejtë jo vetëm për të gjithë rajonin, por edhe për të gjithë planetin, përfshirë Rusinë. Ishte një organizatë që donte ta bënte të gjithë njerëzimin të nënshtruar ndaj ligjeve të veta ". Ministri rus i Mbrojtjes rikujtoi se trupat siriane kishin pasur sukses në çlirimin e 1,024 rajoneve nga duart e terroristëve, falë mbështetjes së Forcës Ajrore Ruse. "Kjo ishte mënyra se si ushtria siriane ishte në gjendje të rimarrë kontrollin e mbi 88% të Sirisë." Sipas Shogut, "më shumë se 133,000 terroristë janë vrarë që nga fillimi i operacionit rus në Siri". "Operacioni ushtarak rus në Siri dukej si një bllokadë e  fortë që parandalonte përhapjen e terrorizmit në vendet e tjera," tha ministri rus i Mbrojtjes.