Amerikë, miratohet buxheti i përkohshëm për parandalimin e mbylljes së qeverisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i100424-amerikë_miratohet_buxheti_i_përkohshëm_për_parandalimin_e_mbylljes_së_qeverisë
Senati i Amerikës ka miratuar projektbuxhetin e përkohshëm për ta shpëtuar qeverinë e këtij vendi nga rreziku i mbylljes së përgjithshme.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Tetor 01, 2020 12:58 Europe/Tirane
  • Amerikë, miratohet buxheti i përkohshëm për parandalimin e mbylljes së qeverisë

Senati i Amerikës ka miratuar projektbuxhetin e përkohshëm për ta shpëtuar qeverinë e këtij vendi nga rreziku i mbylljes së përgjithshme.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ky projektligj i cili është miratuar të mërkurën në mbrëmje me 84 vota pro dhe d10 vota kundër, së shpejti do të dërgohet në Shtëpinë e Bardhë që të nënshkruhet nga presidenti amerikan Donald Trump. Nëse nuk do të ishte miratuar ky projektligj, atëherë do të mbylleshin disa pjesë të qeverisë së Amerikës që nga e mërkura në mesnatë.

Ky miratim i Senatit parandalon mbylljen e qeverisë amerikane deri më 11 dhjetor dhe pastaj ka nevojë që të merret vendim për një buxhet tjetër.