Pasojat negative të vazhdimit të luftës në Kaukazin e Jugut
https://parstoday.ir/sq/news/world-i100573-pasojat_negative_të_vazhdimit_të_luftës_në_kaukazin_e_jugut
Ndërsa konflikti midis forcave të Republikës së Azerbajxhanit dhe Armenisë vazhdon, lufta e palëve ndërluftuese jashtë territoreve të pushtuara dhe zonave ekonomike po bëhet edhe më e përhapur.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 08, 2020 05:21 Europe/Tirane
  • Pasojat negative të vazhdimit të luftës në Kaukazin e Jugut

Ndërsa konflikti midis forcave të Republikës së Azerbajxhanit dhe Armenisë vazhdon, lufta e palëve ndërluftuese jashtë territoreve të pushtuara dhe zonave ekonomike po bëhet edhe më e përhapur.

 Ndërsa konflikti midis forcave të Republikës së Azerbajxhanit dhe Armenisë vazhdon, lufta midis palëve ndërluftuese po përhapet përtej kufijve të territoreve të pushtuara dhe zonave ekonomike. Raportet e reja tregojnë për viktima civile dhe dëmtime të shumta në qendrat ekonomike. Në këto rrethana, qeveritë e rajonit, veçanërisht Irani dhe Rusia, u kanë bërë thirrje edhe një herë palëve të përfshira që të kthehen në tryezën e negociatave sa më shpejt që të jetë e mundur. Ndërkohë, Republika Islamike e Iranit ka përgatitur një plan paqeje për t'i dhënë fund konfliktit midis dy vendeve. Përpjekjet e dyfishuara të Iranit për të paraqitur një plan paqeje për palët ndërluftuese në Nagornbi-Karabak janë për shkak të disa raporteve zyrtare të pranisë së milicive në Kaukazin e Jugut që janë të lidhur me grupet terroriste në Siri dhe Irak. Në lidhje me këtë, "Sergei Narishkin", shefi i shërbimit të inteligjencës së jashtme ruse, thotë: "Konflikti i armatosur në Nagorni-Karabak, si një magnet po tërheq militantë nga organizata të ndryshme terroriste dhe ndërkombëtarë me shpresën për të marrë paga të larta. Militantët mund të hyjnë tek vendet e tjera fqinje, përfshirë Rusinë, nga Republika e Azerbajxhanit dhe Armenia, gjë e cila është një çështje shqetësuese." Shqetësimet e zyrtarëve të Moskës shprehen ndërsa Turqia, si i vetmi vend në rajon dhe në botë, vazhdon të inkurajojë qeverinë e Ilham Alijev për të vazhduar luftën. Është e qartë se ky veprim i qeverisë së Ankarasë është një përpjekje e Turqisë për të arritur kërkesat e saj përmes luftës aktuale midis Republikës së Azerbajxhanit dhe Armenisë në rajonin e Kaukazit të Jugut. Në të njëjtën kohë, paraqitja e planit iranian të paqes për palët ndërluftuese vjen në një kohë kur udhëheqësit e Republikës së Azerbajxhanit dhe Armenisë kanë kritikuar në mënyrë të nënkuptuar neglizhencën e udhëheqësve të Grupit të Minskut të OSBE-së për zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshjeje të gjatë. Përveç kësaj indiference, duket se udhëheqësit e Grupit të Minskut vazhduan të mbështesin pozicionin e Armenisë në bisedimet e paqes për rajonin Nagorni-Karabak. Kjo mbështetje i ka bërë udhëheqësit e Baku që të mos kenë besim tek udhëheqësit e Grupit Minsk. Në përgjithësi, konflikti i vazhdueshëm dhe performanca e qeverive rajonale dhe globale tregojnë se palët në konfliktin e Nagorni-Karabak hezitojnë të vazhdojnë status quo-në. Ndërsa ndërhyrjet e huaja, duke inkurajuar të dy palët për të vazhduar luftën, kanë parandaluar palët ndërluftuese të arrijnë një paqe të qëndrueshme.