Amerika vendos sanksione të reja bankare kundër Iranit
Autoritetet amerikan në vazhdën e veprimeve të tyre kundër Iranit, po synojnë të vendosin sanksione të reja bankare kundër Iranit.
Gazeta amerikane "Washington Post" në një raport të saj ka shkruar se qeveria e presidentit amerikan Donald Trump, synon të vendosë sanksione edhe ndaj disa bankave të tjera iraniane të cilat më parë nuk kanë qenë në listën e sanksioneve të dyta të Amerikës kundër Iranit.
Shtëpia e Bardhë synon të vendosë këto sanksione mbi më shumë se 12 banka iraniane me qëllim që të ndalojë të gjitha lidhjet e sektorit financiar të Iranit.
Ky veprim i qeverisë amerikane mund të godasë importin e artikujve humanitare si ushqimin dhe medikamentet për Iranin. Donald Trump më parë me anë të një dekreti ekzekutiv, ka vendosur sanksione mbi sektorët industriale, urbanistike dhe minierave të Iranit. Qëllimi i mëtejmë i Trump është ky që me vendosjen e sanksioneve të tilla, të mos lejojë Joe Biden në rast të fitores në zgjedhjet presidenciale të nëntorit ta kthejë Amerikën në marrëveshjen bërthamore. Më parë 56 përfaqësues të Kongresit i kanë dërguar një letër qeverisë Trump në të cilën kanë kërkuar të vendosë sanksione mbi të gjitha sektorët financiar të Iranit.