NATO do të largohet së bashku me SHBA-të nga Afganistani
(last modified Sun, 11 Oct 2020 18:56:03 GMT )
Tetor 11, 2020 20:56 Europe/Tirane
  • NATO do të largohet së bashku me SHBA-të nga Afganistani

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përsëriti vendimin e Aleancës për të tërhequr forcat nga Afganistani së bashku me Shtetet e Bashkuara, pas vendimit të Donald Trumpit për të tërhequr trupat deri në Krishtlindje.

“Së bashku kemi vendosur të shkojmë në Afganistan. Së bashku do t’i afrohemi rregullimit të forcave dhe së bashku do të largohemi nga vendi”, tha Stoltenberg, në një konferencë shtypi me kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev. Misioni i NATO-s në Afganistan përfshin 12 mijë trupa nga 38 vende, përfshirë 8,600 trupa amerikane. Shtetet e Bashkuara kanë forca të tjera të vendosura në atë vend. Njoftimet e presidentit amerikan do të diskutohen në një takim të ministrave të mbrojtjes të aleancës më 22 tetor. Vendet aleate evropiane kanë qenë vazhdimisht të pakënaqura me njoftimet rreth kësaj çështje dhe Pentagoni ka theksuar vazhdimisht se asnjë vendim nuk do të merret në mënyrë të njëanshme. Në mes të garës zgjedhore, Trumpi tha se dëshironte të tërhiqte të gjitha trupat amerikane nga Afganistani deri në Krishtlindje.

 

Tags