KB: Sanksionet kanë zvogëluar furnizimet dhe pajisjet mjekësore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i100794-kb_sanksionet_kanë_zvogëluar_furnizimet_dhe_pajisjet_mjekësore
Duke iu referuar ndikimit negativ të sanksioneve të njëanshme në aftësinë e vendeve për të luftuar korona virusin, Raportuesi Special i KB deklaroi se sanksionet kanë çuar në reduktimin e burimeve mjekësore dhe pajisjeve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 17, 2020 05:47 Europe/Tirane
  • KB: Sanksionet kanë zvogëluar furnizimet dhe pajisjet mjekësore

Duke iu referuar ndikimit negativ të sanksioneve të njëanshme në aftësinë e vendeve për të luftuar korona virusin, Raportuesi Special i KB deklaroi se sanksionet kanë çuar në reduktimin e burimeve mjekësore dhe pajisjeve.

"Kompanitë dhe bankat në të gjithë botën, nuk pranojnë të merren me vendet nën sanksione dhe kanë frikë nga ndikimi dytësor i këtyre masave. Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në Komitetin e Tretë të Asamblesë së Përgjithshme të KB gjithashtu shprehu keqardhje për shpërfilljen e SHBA për pozicionin e KB gjatë shpërthimit të virusit Korona dhe i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të bashkohet kundër murtajës së njëanshmërisë të Uashingtonit. "Efektet ekstraterritoriale të veprimit të njëanshëm të imponimit nga Shtetet e Bashkuara kundër shumë vendeve ndikojnë në sovranitetin e vendeve të tjera, interesat legjitime të institucioneve ose personave nën juridiksionin e tyre dhe lirinë e tregtisë dhe biznesit dhe pengojnë realizimin e së drejtës për zhvillim," tha Zareian.  Sanksionet njëanshme dhe shtypëse të Uashingtonit, të cilat përfshijnë artikuj bazë dhe madje ilaçe dhe pajisjet mjekësore, kanë krijuar shumë probleme për njerëzit e vendeve të sanksionuara nga SH.B.A., veçanërisht pacientët e virusit korona.