Azerbajxhan: Irani mbështet stabilitetin në rajon
Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Azerbajxhanit theksoi të Premten se Qeveria e Republikës Islamike të Iranit nuk e ka kursyer kontributin e saj për paqen në rajon dhe mbështet krijimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon.
Sipas IRNA, Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Azerbajxhanit deklaroi se Republika Islamike e Iranit gjithmonë ka mbështetur integritetin territorial të Republikës së Azerbajxhanit dhe zbatimin e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të KB, duke vlerësuar politikën zyrtare të qeverisë iraniane. Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev gjithashtu vlerësoi Republikën Islamike të Iranit të Premten, duke thënë se Irani ka mbyllur hapësirën e tij ajrore dhe kufijtë tokësorë për të transferuar armë në Armeni. Presidenti i Azerbajxhanit më parë e ka quajtur "të drejtë" qëndrimin e Republikës Islamike të Iranit mbi konfliktin e Nagorni-Karabakut. Përleshjet midis Republikës së Azerbajxhanit dhe Armenisë në rajonin e Nagorni-Karabakut rinisën në mëngjesin e së Dielës, 27 Shtator dhe deri më tani kanë lënë të vdekur një numër njerëzish. Të Premten, 9 Tetor, Ministrat e Jashtëm të Republikës së Azerbajxhanit, Armenisë dhe Rusisë ranë dakord të vendosnin një armëpushim në rajonin e Nagorni-Karabakut nga e Shtuna e kaluar; Por zjarri shpërtheu pas disa orësh.