Moska shpreh kënaqësi mbi marrëdhëniet tregtare Rusi-Iran
https://parstoday.ir/sq/news/world-i100934-moska_shpreh_kënaqësi_mbi_marrëdhëniet_tregtare_rusi_iran
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse shprehu kënaqësinë mbi marrëdhëniet tregtare të vendit të saj me Iranin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 22, 2020 16:50 Europe/Tirane
  • Moska shpreh kënaqësi mbi marrëdhëniet tregtare Rusi-Iran

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse shprehu kënaqësinë mbi marrëdhëniet tregtare të vendit të saj me Iranin.

"Ne jemi të kënaqur me zhvillimet pozitive në marrëdhëniet tregtare Rusi-Iran dhe rritjen e tregtisë dhe disa treguesve të tjerë edhe përkundër ndikimit negativ të pandemisë Covid-19," tha Maria Zakharova. Deklaratat e ministrisë së jashtme të Rusisë erdhën ndërsa embargoja 13-vjeçare e armëve e vendosur mbi Iranin nga Këshilli i Sigurimit i KB skadoi të Dielën nën Rezolutën 2231 të marrëveshjes bërthamore. Uashingtoni ka deklaruar prej kohësh se synon të rivendosë sanksionet ndërkombëtare kundër Iranit nëse nuk arrin të zgjasë embargon e armëve ndaj Iranit, në përputhje me interpretimin e tij të Rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit dhe marrëveshjes bërthamore, por që në fund dështoi totalisht.