Macron ri-mbron retorikën anti-islamike në Francë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101013-macron_ri_mbron_retorikën_anti_islamike_në_francë
Në një cicërimë në arabisht, presidenti francez mbrojti përsëri retorikën anti-islamike në vend.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 26, 2020 08:39 Europe/Tirane
  • Macron ri-mbron retorikën anti-islamike në Francë

Në një cicërimë në arabisht, presidenti francez mbrojti përsëri retorikën anti-islamike në vend.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB; Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili kohët e fundit interpretoi fyerjen ndaj Profetit të Shenjtë (savs) si liri e fjalës, mbrojti edhe një herë karikaturën ofenduese që u botua në një gazetë franceze disa ditë më parë dhe në një mesazh në Tëitter shkroi: Asgjë nuk mundet të na bëj të tërhiqemi. Macron shtoi: ai kurrë nuk e pranon mbizotërimin e inatit dhe urrejtjes dhe mbron arsyetimin logjik.  Ndërkohë, Ministria e Jashtme Franceze të Dielën lëshoi ​​një deklaratë duke kërkuar që vendet Islame të heqin ndalimin e vendosur ndaj mallrave franceze për shkak të mbështetjejes së "Macron" ndaj fyerjes së Profetit të Islamit(savs).  Pas vërejtjeve të presidentit francez se vendi i tij do të botonte edhe një herë karikatura që fyen Profetin e Islamit, hashtagu "embargo e mallrave franceze" u bë tendenca e parë në vendet arabe dhe shumë vende sanksionuan dhe bojkotuan përdorimin e këtyre mallrave. Kryeministri pakistanez Imran Khan tha se vërejtjet e fundit të presidentit francez në lidhje me botimin e karikaturave fyese kundër Profetit të Islamit dëmton ndjenjat e muslimanëve të botës dhe theksoi se vërejtje të tilla do të intensifikojnë islamofobinë dhe do të krijojnë një atmosferë për ekstremistët. Kryetari i parlamentit të Kuvajtit Marzouq al-Ghanim gjithashtu dënoi veprimet e disa gazetave franceze në botimin e një karikaturës nënçmuese të Profetit Muhamed (savs) dhe i bëri thirrje qeverisë së tij të dënojë fyerjet e qëllimshme të bazave të Islamit dhe simboleve të shenjta të muslimanëve.  Mohammed Ali al-Houthi, një anëtar i Këshillit Suprem Politik të Jemenit, gjithashtu bëri thirrje për një mobilizim zyrtar dhe popullor kundër fyerjes së Francës ndaj Islamit dhe Profetit të madh të Islamit(savs). Përveç kësaj, qindra demonstrues të Shtunën në mbrëmje demonstruan përpara ambasadorit francez në Palestinën e okupuar për të dënuar vërejtjet e Presidentit Francez Emmanuel Macron rreth karikaturave të Profetit Muhamed (savs).