4 persona vdesin nga përmbytja e varkës në kanalin La Manche
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101083-4_persona_vdesin_nga_përmbytja_e_varkës_në_kanalin_la_manche
Katër persona, ku mes tyre edhe dy fëmijë kanë humbur jetën në një tragjedi në kanalin detar mes Francës dhe Britanisë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 28, 2020 16:13 Europe/Tirane
  • 4 persona vdesin nga përmbytja e varkës në kanalin La Manche

Katër persona, ku mes tyre edhe dy fëmijë kanë humbur jetën në një tragjedi në kanalin detar mes Francës dhe Britanisë.

Varka me emigrant i ishte drejtuar shtetit ishullor kur është përmbytur. Nga kjo tragjedi kanë humbur jetën dy të rritur dhe dy fëmijë të moshave 5 dhe 8 vjeçare.

Viktimat nuk kanë arritur të shpëtojnë, ndërkohë që 14 emigrantë të tjerë kanë shpëtuar por me probleme hipertermie dhe me zemrën.

Ngjarja ka ndodhur në Loon-Plage afër Dunkirk, raporton France24.

Dyshohet se në varkë ishin 20 refugjatë, që do të thotë se ende mund të ketë të zhdukur.