Sanders: Trump u infektuar me sëmundjen e gënjeshtrës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101154-sanders_trump_u_infektuar_me_sëmundjen_e_gënjeshtrës
Bernie Sanders, senatori demokrat i shtetit Vermont të Amerikës, duke e quajtur gënjeshtar Donald Trump, zgjedhjet presidenciale më 3 nëntor i ka quajtur zgjedhjet më të rëndësishme të Amerikës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 31, 2020 11:20 Europe/Tirane
  • Sanders: Trump u infektuar me sëmundjen e gënjeshtrës

Bernie Sanders, senatori demokrat i shtetit Vermont të Amerikës, duke e quajtur gënjeshtar Donald Trump, zgjedhjet presidenciale më 3 nëntor i ka quajtur zgjedhjet më të rëndësishme të Amerikës.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Bernie Sanders në një mesazh në Twitter, ka shkruar se Donald Trump, presidenti i Amerikës, është infektuar me sëmundjen e gënjeshtrës, prandaj zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit i ka konsideruar zgjedhjet më të rëndësishme në tërë jetën e amerikanëve.

Bernie Sanders ka thënë: “Amerikanët nuk mund të kenë një qeveri e cila nuk do të besonte në shkencë”.

Bernie Sanders edhe më parë duke kritikuar Trump, e ka akuzuar atë për përpjekje për të dobësuar demokracinë në Amerikë.