Macron: Franca nuk ka problem me asnjë fe
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101166-macron_franca_nuk_ka_problem_me_asnjë_fe
Vetëm disa ditë pas vërejtjeve anti-islamike të presidentit francez, të shtunën në mbrëmje në Twitter ai shkroi se vendi nuk kishte asnjë problem me ndonjë fe.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 01, 2020 08:02 Europe/Tirane
  • Macron: Franca nuk ka problem me asnjë fe

Vetëm disa ditë pas vërejtjeve anti-islamike të presidentit francez, të shtunën në mbrëmje në Twitter ai shkroi se vendi nuk kishte asnjë problem me ndonjë fe.

Sipas IRNA, Presidenti francez Emmanuel Macron të Shtunën në një mesazh në Twitter të botuar në arabisht dhe frëngjisht shkroi: "Përkundër përmbajtjes së rrjeteve sociale, Franca nuk ka asnjë problem me asnjë fe". Pa përmendur retorikën e tij anti-islamike ditët e fundit, Macron pohoi se të gjithë ndjekësit e të gjitha feve praktikojnë ritet e tyre fetare lirshëm. "Franca është e përkushtuar për paqe dhe bashkëjetesë." Presidenti francez gjithashtu në një intervistë për Al-Jazeera se në një tërheqje të qartë nga pozicionet e tij të mëparshme, pasi u përball me një valë reagimesh ndaj fyerjes së një gazete franceze ndaj Profetit të Shenjtë (paqja e Zotit qoftë mbi të) dhe mbështetjen e tij për këtë akt të pacipë njoftoi se nuk kishte ndërmend të ofendonte fenë e Islamit dhe se i kupton ndjenjat e muslimanëve ndaj karikaturave fyese. Ditët e fundit, revista franceze Charlie Hebdo ka botuar karikatura fyese për Profetin e Shenjtë të Islamit (paqja e Zotit qoftë mbi të). Vërejtjet anti-islamike të Macron u pritën me kritika dhe dënime të gjera mesin e myslimanëve, zyrtarëve dhe personaliteteve të shoqërive islamike në të gjithë botën.