Deklarata e Macron në reagim ndaj bojkotit të mallrave franceze
Bota myslimane vazhdon të protestojë diskriminimin e fesë islame që ka shfaqur Franca me përdorimin e vazhdueshëm të karikaturave që ironizojnë figurën e profetit Muhamed. Dy vendet e fundit të fesë islamike që vazhdojnë protestat kundër presidentit të Francës, Emanuel Macron dhe bëjnë thirrje për bojkot të produkteve franceze, janë Bangladeshi dhe Indonezia.
Ndërkohë Macron është shprehur se ekziston një mirëkuptim të faktit se këto karikatura ofendojnë fenë islame, megjithatë ai nuk ka pranuar aktet e dhunshme ekstremiste që kanë ndodhur së fundmi në Francë. “Unë e kuptoj dhe respektoj faktin se dikush mund të shokohet nga këto karikatura, megjithatë nuk do të pranoj kurrë që dikush I justifikon ato me anë të dhunës fizike. Në vendin tim unë do të mbroj gjithmonë lirinë e fjalës, të menduarit dhe vizatuarit. Kjo nuk do të thotë se unë mbështes çdo gjë që thuhet apo shkruhet. Sidoqoftë, është puna jonë të mbrojmë të drejtat e njeriut që janë vendosur dhe krijuar nga qeveria franceze,” – u shpreh Macron. Për sa i përket thirrjes për bojkot, nga vendet e Lindjes së Mesme, të produkteve që vijnë nga Franca, Macron ka thënë se kjo “është e turpshme” dhe se ai “e dënon këtë gjë”. Shteti francez është goditur nga dy akte të cilësuara terrorizëm islamist nga Macron. Ato përfshijnë vrasjet përballë zyrave të revistës satirike Charlie Hebdo dhe vrasja e një mësuesi që shfaqi përpara klasës një karikaturë që ironizonte fenë islame. Pavarësisht këtyre sulmeve, shteti francez vazhdon të jetë pre e protestave të shumta kundër islamofobisë.