Rezulatet e zgjedhjeve në Amerikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101239-rezulatet_e_zgjedhjeve_në_amerikë
Agjencia e lajmeve, Associated Press e ka shpallur presidentin aktual, Donald Trump fitues edhe në Ajoa dhe Montana.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 04, 2020 07:22 Europe/Tirane
  • Rezulatet e zgjedhjeve në Amerikë

Agjencia e lajmeve, Associated Press e ka shpallur presidentin aktual, Donald Trump fitues edhe në Ajoa dhe Montana.

I nominuari i republikanëve ka fituar gjashtë vota elektorale nga Ajoa dhe tri të tjera nga Montana. Në Shtetet e Bashkuara janë duke u numëruar votat nga zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit. Në garë për të parin e Shtëpisë së Bardhë janë presidenti aktual, Donald Trump, i cili vjen nga Partia Republikane, dhe ish-zëvendëspresidenti Joe Biden, nga Partia Demokratike. Për t’u shpallur fitues, njëri nga kandidatët duhet të sigurojë së paku 270 vota elektorale. Kolegji Zgjedhor ka në total 538 vota të tilla. Deri tani Joe Biden ka fituar Neë Yorkun, Illinois, Masachusets, Maryland, Virginia. Deri tani Donald Trump ka ftiuar Florida, Indiana, Kentucky, Alabama, Mississippi, ndërsa është në avantazh në Texas, Ohio, Michigan e në disa shtete të tjera. Mijëra protestues të “Black Lives Matters” janë mbledhur rreth Shtëpisë së Bardhë aktualisht ndërkohë që vijon me shpejtësi numërimi i votave në disa shtete të rëndësishme si Florida, Teksasi dhe Pensilvania. Protestuesit në fjalë kishin premtuar më herët se do të qëndronin për muaj para Shtëpisë së Bardhë nëse zgjedhjet fitoheshin nga republikani Donald Trump duke kundërshtuar kështu presidencën e tij.