Bombardohet qyteti më i madh në rajonin Nagorni-Karabak
Qyteti Stepanakert, që është qyteti më i madh në rajonin Nagorni-Karabak, u sulmua nga forcat e Republikës së Azerbajxhanit.
Sipas Klubit të Gazetarëve të Rinj, Reporterët pa Kufij bënë thirrje për evakuimin e sigurt të civilëve për të cilët grupi tha se ishin bllokuar në Stepanakert. Në Twitter, grupi u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara, Këshillit të Evropës dhe Republikës së Azerbajxhanit që të marrin "çdo masë të mundshme" për evakuimin e civilëve. Këta civilë përfshijnë edhe 80 gazetarë vendas dhe të huaj. Një reporter i pavarur në Stepanakert, i cili në kushte anonime, tha se qyteti ishte shënjestër e bombardimeve të mëdha dhe sirena e sulmit ajror nuk u shua gjatë gjithë ditës. Një reporter nga Franca gjithashtu tha se disa reporterë ishin larguar nga qyteti nga rruga veriore sepse rruga kryesore për në kryeqytetin armen Jerevan nga rajoni strategjik i Lachin ishte gjithashtu në shënjestër të sulmeve. Përleshjet ushtarake midis forcave të Armenisë dhe Republikës së Azerbajxhanit filluan më 27 shtator dhe përkundër tre marrëveshjeve për të vendosur një armëpushim me ndihmën e ndërmjetësuesve ndërkombëtarë, këto përplasje vazhdojnë fuqishëm.