Vazhdojnë pretendimet e Trump mbi mashtrimin elektoral
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101537-vazhdojnë_pretendimet_e_trump_mbi_mashtrimin_elektoral
Sidney Powell, përfaqësuese e ekipit ligjor të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, deklaroi sot se ka prova për një komploti të madh.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 16, 2020 05:32 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë pretendimet e Trump mbi mashtrimin elektoral

Sidney Powell, përfaqësuese e ekipit ligjor të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, deklaroi sot se ka prova për një komploti të madh.

Ajo tregon se komploti përfshinte gjigantët e teknologjisë amerikane, kompaninë e votimit “Dominion”, zyrtarë qeveritarë dhe gjigantë mediatikë për t’ia “vjedhur” zgjedhjet Trumpit. Poëell i tha Fox Neës se beson që votimi në nëntor është kulmi i katër viteve të përpjekjeve nga kundërshtarët e Trumpit për ta hequr nga detyra. “Gjithçka u organizua dhe u krye me ndihmën e njerëzve nga Silicon Valley, kompani të mëdha teknologjike, kompani të mediave sociale, madje edhe kompani mediatike”- tha Powell. Ajo shtoi se provat e vjedhjes së zgjedhjeve po arrijnë me një shpejtësi, të tillë, sa është e vështirë të përpunohen. Ndër të tjera, Powell deklaroi se duke rishikuar votat në disa shtete federale amerikane, ekipi juridik i Trumpit arriti në përfundimin se gjigantët e teknologjisë nën kontrollin e demokratëve ridrejtuan, siç deklaroi ajo, “jo qindra mijëra, por miliona vota”.