Presidenti i Armenisë bëri thirrje për dorëheqjen e qeverisë Pashinyan
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101560-presidenti_i_armenisë_bëri_thirrje_për_dorëheqjen_e_qeverisë_pashinyan
Presidenti armen Sargisyan ka bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Nikoll Pashinyan.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 17, 2020 09:05 Europe/Tirane
  • Presidenti i Armenisë bëri thirrje për dorëheqjen e qeverisë Pashinyan

Presidenti armen Sargisyan ka bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Nikoll Pashinyan.

Sipas IRNA, agjencia e lajmeve Sputnik presidenti armen të hënën bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare në Armeni dhe dorëheqjen e kabinetit qeveritar. Protestat janë ndezur në vend për një javë që nga nënshkrimi i marrëveshjes së paqes të rajonit Nagorni-Karabak, nënshkruar nga Pashinyan në emër të Armenisë. Veprimet e tij u konsideruan shtypëse dhe të paligjshme, sipas opozitës. Megjithatë, Ministri i Jashtëm Armen Zahrab Manatsakanyan dha dorëheqjen të Hënën pas gati dy vjetësh. Me iniciativën e Rusisë, më 10 nëntor, një dokument për një armëpushim të plotë dhe eliminimin e të gjitha armiqësive në zonën e konfliktit në rajonin Nagorni-Karabak u nënshkruan nga Aliyev, Pashinyan dhe Putin. Paqeruajtësit rusë kanë për detyrë të monitorojnë armëpushimin midis të dy palëve.