Pompeo: Procesi i transferimit të pushtetit në Amerikë do të realizohet
(last modified Tue, 17 Nov 2020 13:22:10 GMT )
Nëntor 17, 2020 14:22 Europe/Tirane
  • Pompeo: Procesi i transferimit të pushtetit në Amerikë do të realizohet

Sekretari amerikan i shtetit pretendoi se qeveria e Trump respekton kornizën e zgjedhjeve në bazë të Kushtetutës së Amerikës.

Mike Pompeo në një intervistë me gazetën “Le Figaro”, u shpreh i sigurt se qeveria e Donald Trump respekton procesin e zgjedhjeve të Amerikës në bazë të Kushtetutës së këtij vendi.

Sekretari amerikan i shtetit gjithashtu pretendoi: “Jam plotësisht i sigurt se ditët dhe javët e ardhshme do të tregojnë se na deri në çfarë mase respektojmë kornizën e këtyre zgjedhjeve në bazë të Kushtetutës të këtij vendi. Procesi i transferimit të pushtetit do të jetë i suksesshëm dhe do të respektohen obligimet dhe detyrat tona të brendshme dhe të jashtme”.

Ky pretendim i sekretarit amerikan të shtetit është bërë në kohën kur edhe pas dy javëve nga dita zhvillimit të zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, Donald Trump po vazhdon t’i akuzojë demokratët dhe mediat amerikane për përpjekje për vjedhjen dhe falsifikimin e rezultatit të zgjedhjeve.