Presidenti i Armenisë e nxit Kryeministrin të japë dorëheqjen
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101579-presidenti_i_armenisë_e_nxit_kryeministrin_të_japë_dorëheqjen
Presidenti armen Armen Sarkissian ka bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit dhe administratës së tij, pas shtimit të zemërimit në të gjithë vendin mbi një marrëveshje armëpushimi me Azerbajxhanin.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 17, 2020 19:56 Europe/Tirane
  • Presidenti i Armenisë e nxit Kryeministrin të japë dorëheqjen

Presidenti armen Armen Sarkissian ka bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit dhe administratës së tij, pas shtimit të zemërimit në të gjithë vendin mbi një marrëveshje armëpushimi me Azerbajxhanin.

Në një fjalim në televizion, Sarkissian gjithashtu i kërkoi administratës së Kryeministrit Nikol Pashinyan të dilte me një plan për zgjedhje të parakohshme, duke thënë se zgjedhjet ishin të nevojshme për të zgjidhur krizën politike të shkaktuar nga armëpushimi në rajonin e Nagorni-Karabak. Presidenti bëri thirrje gjithashtu për krijimin e një "qeverie të përkohshme të marrëveshjes kombëtare" derisa të mbahen zgjedhjet. "I gjithë populli armen po hyn në një periudhë sprovash të reja në të cilat çdo gabim mund të sjellë pasoja katastrofike," tha Sarkissian duke shtuar: "Shpresoj se të gjitha forcat politike do të kuptojnë përgjegjësinë e momentit." Sarkissian tha se propozimet e tij pasqyrojnë pikëpamjen mbizotëruese të figurave publike dhe udhëheqësve të partive politike me të cilët ai kishte mbajtur konsultime ditët e fundit. Administrata e Pashinyan ka qenë nën kritika që kur nënshkroi një marrëveshje armëpushimi me Azerbajxhanin mbi rajonin e diskutueshëm të Nagorni-Karabakut në 6 nëntor. Marrëveshja siguroi përparimet territoriale të Azerbajxhanit pas gjashtë javësh luftimesh të ashpra.