Në Turqi rinis gjyqi në mungesë për vrasjen e Khashoggit
(last modified Tue, 24 Nov 2020 18:55:34 GMT )
Nëntor 24, 2020 19:55 Europe/Tirane
  • Në Turqi rinis gjyqi në mungesë për vrasjen e Khashoggit

Në Turqi ka rinisur gjykimi i burrave që akuzohen për vrasje të gazetarit saudit, Jamal Khashoggi në Stamboll më 2018.

Në këtë proces, 20 zyrtarë sauditë po gjykohen në mungesë. Khashoggi, kritiku i njohur i princit saudit, Mohammed bin Salman, është vrarë nga një ekip i agjentëve sauditë brenda konsullatës së Mbretërisë Saudite në Turqi. Turqia ka thënë se ai është vrarë dhe më vonë është copëtuar. Në mesin e të pandehurve janë dy ish-ndihmës të princit, të cilët e mohojnë përfshirjen në këtë rast. Arabia Saudite, e cila ka refuzuar kërkesat e Turqisë për ekstradim, ka dënuar tetë persona lidhur me këtë vrasje, një vit më parë. Pesë persona janë dënuar me vdekje për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në vrasje, derisa të tjerët janë dënuar me burgim. Raportuesja Speciale e Kombeve të Bashkuara, Agnès Callamard, ka thënë se gjykimi saudit ka qenë “antitezë e drejtësisë”, dhe se sipas saj, Khashoggi ka qenë “viktimë e një ekzekutimi të paramenduar”, për të cilin është përgjegjës shteti saudit.

 

Tags