Lavrov: Amerika shkaktare e kërcënimeve terroriste në Irak dhe Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101770-lavrov_amerika_shkaktare_e_kërcënimeve_terroriste_në_irak_dhe_siri
Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, deklaroi se kërcënimet terroriste në Irak dhe Siri dhe Libi janë krijuar si rezultat i veprimeve të Amerikës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 25, 2020 11:14 Europe/Tirane
  • Lavrov: Amerika shkaktare e kërcënimeve terroriste në Irak dhe Siri

Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, deklaroi se kërcënimet terroriste në Irak dhe Siri dhe Libi janë krijuar si rezultat i veprimeve të Amerikës.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sergei Lavrov ditën e mërkurë në një konferencë për shtyp të përbashkët me Fuad Husejn, homologun e tij irakian në Moskë, deklaroi: “Amerika po luftën me kërcënimet terroriste të cilat i ka krijuar vetë në Irak, Libi dhe Siri”.

Lavrov shtoi: “Rusia mirëpret përpjekjet e Bagdadit për vendosjen e stabilitetit dhe neutralizimit të kërcënimeve terroriste në këtë vend”.

Lavarov gjithashtu tha: “Përpjekjet e Donald Trump për normalizimin e marrëdhënieve të shteteve arabe me Izraelin nuk duhet të bëhen zëvendësim për zgjidhjen e drejtë të çështjes së Palestinës. Amerika duhet të heqë dorë nga aventurat e saj në Lindjen e Mesme që mund të bëhen kërcënim për të gjithë rajonin”.