Shtohet dhuna e policisë së Francës kundër zezakëve
(last modified Fri, 27 Nov 2020 10:44:35 GMT )
Nëntor 27, 2020 11:44 Europe/Tirane
  • Shtohet dhuna e policisë së Francës kundër zezakëve

Tre oficerë të policisë së Francës janë pezulluar nga detyra për shkak  se kanë keqtrajtuar fizikisht në mënyrë të dhunshme dhe të pamëshirshme një person zezak në Paris.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se pas publikimit të një vide ku tregohen rrahja dhe keqtrajtimi fizik i një burri zezak në Paris nga forcat policore, ministri i brendshëm i Francës ka urdhëruar pezullimin nga detyra të tre oficerëve të policisë të përfshirë në këtë veprim çnjerëzor. Mediat franceze kanë raportuar se personi i cili është keqtrajtuar fizikisht dhe është rrahur nga policia për shkak se nuk kishte vënë maskë, ishte një kompozitor i muzikës.

Kjo ngjarja ka ndodhur në kohën kur qeveria e Emmanuel Macron, presidentit të Francës, ka paraqitur një projektligj ku kërkon kufizimin e incizimit të filmave dhe pamjeve të oficerëve policisë së Francës. Ky projektligj gjithashtu ka ngjallur shumë protesta të gjera nga ana e përkrahësve të të drejtave qytetare dhe gazetarëve.

Tags