Erdogan: Franca sa më shpejt të heqë qafe Macronin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101995-erdogan_franca_sa_më_shpejt_të_heqë_qafe_macronin
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se ai shpreson që Franca në kohën më të shkurtër të mundshme të "heqë qafe" Presidentin Emmanuel Macron, në deklaratën e tij më të ashpër deri më tani kundër udhëheqësit francez.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 04, 2020 19:58 Europe/Tirane
  • Erdogan: Franca sa më shpejt të heqë qafe Macronin

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se ai shpreson që Franca në kohën më të shkurtër të mundshme të "heqë qafe" Presidentin Emmanuel Macron, në deklaratën e tij më të ashpër deri më tani kundër udhëheqësit francez.

"Macron është një barrë për Francën. Macron dhe Franca po kalojnë një periudhë shumë të rrezikshme në të vërtetë. Shpresa ime është që Franca të heqë qafe problemin Macron sa më shpejt të jetë e mundur," u tha Erdogan gazetarëve të premten në Stamboll. Turqia dhe Franca kanë qenë në mosmarrëveshje për një sërë çështjesh, përfshirë mosmarrëveshjen e Ankarasë me Greqinë mbi kufijtë në Mesdheun lindor. Franca ka mbështetur Athinën në mosmarrëveshjen detare, duke marrë pjesë në manovra të përbashkëta lufte me Greqinë dhe Qipron. Raportet midis dy aleatëve të NATO-s gjithashtu janë përkeqësuar për shkak të politikave konfliktuale në Siri dhe Libi, edhe pse ata kanë mbështetur dhe furnizuar militantë në dy vendet arabe të shkatërruara nga lufta.