Përsëritja e pretendimit të Trump për një marrëveshje me Iranin
Duke vazhduar iluzionet e tij, Presidenti i SHBA ngriti edhe një herë çështjen e një marrëveshje me Iranin.
Sipas IRNA, Presidenti i SHBA Donald Trump, i cili udhëtoi në shtetin e Georgia të Shtunën (me kohë lokale) për të mbështetur dy kandidatët për vendet e Senatit, në një tubim elektoral pa respektuar protokollet shëndetësore tha se: ai do të arrijë një marrëveshje me Iranin brenda një ore. Duke përsëritur iluzionet e tij se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të arrijnë një marrëveshje me Iranin nëse fiton zgjedhjet, presidenti amerikan tha: "Iranianët do të vijnë në zyrën e tij në orën e parë pas fitores për të arritur një marrëveshje." Trump vazhdoi të pretendonte se qëllimi i Presidentit të zgjedhur të SHBA dhe Demokratëve është të lejojnë Iranin të arrijë miliarda dollarë. Që nga hyrja në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump ka ngritur vazhdimisht çështjen e negociatave me Iranin. Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif ka deklaruar më parë se nuk ka nevojë për negociata midis dy palëve nëse Shtetet e Bashkuara zbatojnë Rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të KB që konfirmon marrëveshjen bërthamore. Më 8 maj 2018, Trump largoi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja në fjalë.