Gjermania pengon kthimin e SHBA në marrëveshjen bërthamore me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i102027-gjermania_pengon_kthimin_e_shba_në_marrëveshjen_bërthamore_me_iranin
Nga dita kur Trump njoftoi tërheqjen e SHBA nga marrëveshja bërthamore me Iranin, trojka evropiane (Franca, Gjermania dhe Britania) ngriti flamurin e bardhë kundër Trump pavarësisht kundërshtimit të tyre të dukshëm dhe kështu kompanitë evropiane ndërmorën valën e largimit nga Irani.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 06, 2020 05:21 Europe/Tirane
  • Gjermania pengon kthimin e SHBA në marrëveshjen bërthamore me Iranin

Nga dita kur Trump njoftoi tërheqjen e SHBA nga marrëveshja bërthamore me Iranin, trojka evropiane (Franca, Gjermania dhe Britania) ngriti flamurin e bardhë kundër Trump pavarësisht kundërshtimit të tyre të dukshëm dhe kështu kompanitë evropiane ndërmorën valën e largimit nga Irani.

Vlen të përmendet se në më shumë se dy vjet e gjysmë që nga tërheqja e njëanshme e SHBA nga marrëveshja bërthamore, vendet evropiane nuk kanë ndërmarrë ndonjë hap praktik për të treguar vullnetin e tyre serioz për të ruajtur marrëveshjen bërthamore dhe vetëm kanë ngritur një mekanizëm të veçantë financiar (Instex). Sigurisht, duke pasur parasysh që Irani nuk ka qenë në gjendje të arrijë nevojat themelore të tilla si ushqime dhe madje edhe ilaçet përmes këtij rrjeti financiar evropian, mund të thuhet se Instex ishte thjesht një shfaqje nga trojka evropiane. Sot, pas disfatës së Trump në zgjedhje dhe pasi presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden njoftoi vendosmërinë e tij për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të Iranit, vendet evropiane hoqën maskën dhe nuk mundën të vazhdojnë më hipokrizinë e tyre dhe të pretendojnë që Trump u tërhoq nga marrëveshja dhe se ato janë të pakënaqur, kështu që evropianët kanë filluar të bllokojnë SH.B.A.-të nga kthimi në marrëveshjen bërthamore me Iranin. "Ne kemi pritje të qarta nga Irani: ai nuk duhet të ketë armë bërthamore ose raketa balistike që kërcënojnë të gjithë rajonin, sepse ne nuk i besojmë Iranit," tha Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mass në një deklaratë të befasishme. Mass ka theksuar se ai ka të njëjtat pikëpamje për këto çështje si homologët e tij francezë dhe britanikë. Gjermania, Franca dhe Britania pritej t'i përmbaheshin deklaratave të tyre gjatë dy viteve të fundit mbi nevojën për t'iu përmbajtur marrëveshjes bërthamore. Siç pritej, ata do të respektonin nënshkrimin e tyre në marrëveshjen bërthamore dhe do të përmbushin zotimet e tyre duke kompensuar dëmin që Irani ka pësuar si rezultat i politikave të mara të administratës Trump dhe sanksioneve shtypëse. Ligji "Veprim Strategjik për Heqjen e Sanksioneve", miratuar nga parlamenti Islamik i Iranit javën e kaluar, është hapi i parë në hakmarrje të vrasjes së shkencëtarit bërthamor iranian Mohsen Fakhrizadeh, por gjithashtu u dërgon një mesazh të qartë nënshkruesve të marrëveshjes bërthamore me Iranin. Në veçanti, palëve evropiane që t'i japin fund peshkimit në kënetat e krijuara nga Trump. Kjo është arsyeja pse Irani i bën thirrje Heiko Mass të përmbahet nga imitimi i sekretarit të shtetit të dështuar të SHBA Mike Pompeo; Për dy vitet e fundit, Pompeo ka përsëritur termat dhe kushtet e tij për Iranin që Shtetet e Bashkuara të kthehen në marrëveshjen bërthamore, por ai përfundimisht do të largohet nga detyra si sekretar pasi dështoi totalisht.