Bashkimi Evropian reagon ndaj zbatimit të dënimit ndaj spiunit Ruhullah Zam
(last modified Sun, 13 Dec 2020 13:03:48 GMT )
Dhjetor 13, 2020 14:03 Europe/Tirane
  • Bashkimi Evropian reagon ndaj zbatimit të dënimit ndaj spiunit Ruhullah Zam

Bashkimi Evropian me anë të një deklarate, ka kritikuar ekzekutimin me vrasje të spiunit Ruhullah Zam të dënuar për spiunazh nga Irani.

Kanali televiziv Euronews ditën e shtunë ka publikuar një deklaratë të BE-s ndërhyrëse në çështjet e brendshme të Iranit në të cilën është pretenduar se procesi gjyqësor ndaj Ruhullah Zam ka qenë i padrejtë.

Vlen të theksohet se Ruhullah Zam në gjykatë ka pohuar se për disa vite ka zhvilluar veprimtari sekrete spiunazhe në bashkëpunim me disa organizata të spiunazhit kundër Republikës Islamike të Iranit dhe një prej veprimeve të tij ka qenë zbulimi i lëvizjeve të komandantëve të lartë ushtarak të Iranit sidomos të gjeneralit të martirizuar Kasem Solejmani dhe trajnimin e njerëzve për rebelim të dhunshëm në Iran.

Pavarësisht një të kaluare të tillë, Bashkimi Evropian në deklaratën e vet dënimin me ekzekutim me vrasje të një spiuni e ka përshkruar si një veprim “të pamëshirshëm jo njerëzor”.

Gjykata e Revolucionit të Iranit 13 akuza ndaj Ruhullah Zam i ka cilësuar veprim kundër sigurisë shoqërore dhe kombëtare të Iranit dhe e ka dënuar atë me ekzekutim me vrasje.

Ruhullah Zam ditën e shtunë në mëngjes është ekzekutuar sipas dënimit të shqiptuar nga gjykata duke u varur.

Ndërkohë Bashkimi Evropian ka kritikuar zbatimin e dënimit ndaj një personi tradhtar dhe spiun i cili gjatë një procesi gjyqësor një vjeçar i janë vërtetuar të gjitha akuzat dhe ai vetë personalisht ka pranuar kryerjen e të gjitha veprimeve për të cilat është akuzuar, në kohën kur autoritetet e BE-s deri më tani nuk kanë deklaruar kurrfarë qëndrimi zyrtar ndaj atentatit terrorist kundër dëshmorit Mohsen Fakhrizade, shkencëtarit të energjisë atomike dhe të industrisë së mbrojtjes së Iranit.